-
Kronikë
Nuk bën kontrolle duke favorizuar 2 persona për ndërtim pa leje dhe përpiluan akte administrative fiktive, në pranga kryeinspektori në Dibër dhe 3 vartësit e tij
Kryeinspektori i Dibrës së bashku me 3 vartësit e tij janë arrestuar, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar ndërtimin e një objekti pa leje. Ato ishin ngarkuar për të kryer kontrolle në territor, por jo vetëm që nuk bënë këtë, por kanë përpiluar akte administrative fiktive dhe kanë favorizuar 2 persona, të identifikuar me inicialet Sh. B. dhe B. B.. për të ndërtuar pa leje në një hapësirë publike.
16 Korrik 2021, 08:36 - Kronikë