-
Zyrtare/ Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri prej autorëve, Elmilind Dyli! Ishte në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet në Tiranë
Elmilind Dyli, një prej autorëve të masakrës së Velipojës në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas një sherri për shezlongët, është arrestuar në Itali. Lajmi u raportua një ditë më parë nga mediat italiane, ndërsa sot konfirmohet zyrtarisht edhe nga Policia e Shtetit.
11 Qershor 2023, 11:11 -
Kronikë
SKEMA 3D e masakrës së Velipojës, Report Tv rindërton ngjarjen; Nga sherri i pasdites për shezlonget, te vrasja pas mesnate (VIDEO)
Report Tv ka rindërtuar të gjithë dinamikën e tragjedisë së Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Debati mes dy fiseve nisi pasditen e 26 qershorit dhe në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit u përmbyll me të shtëna armësh duke lënë 4 viktima.
1 Korrik 2021, 12:14 -
Kronikë
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj! Dinamika, Ferracaku dhe djemtë e tij hapën zjarr të parët, sa plumba morën viktimat
22 gëzhoja armësh janë gjendur në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.
29 Qershor 2021, 18:42 -
Kronikë
Vrasjet në Velipojë, zbardhet dëshmia e të plagosurit Hasan Ferracaku: Shkuam për të biseduar për shezlonget, por situata doli nga kontrolli! Ata qëlluan të parët
Është zbardhur dëshmia e Hasan Ferracakut, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Velipojë.
28 Qershor 2021, 10:24 -
Kronikë
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohen 2 të plagosurit, në kërkim 3 djemtë e Hasan Ferracakut! Gjendet pistoleta e dytë në hotelin e Gocajve
Arrestohen Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17-vjeç, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri në Velipojë ku u vranë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç, pas një konflikti për disa metra territor plazh. Gjithashtu janë shpallur në kërkim Abedin Verracaku 30, Shyqyri Verracaku 26 dhe Besar Verracaku 20 vjeç, 3 djemtë e të plagosurit që u arrestua, Hasan Ferracaku
27 Qershor 2021, 16:42 -
Kronikë
4 të vrarë e 2 të plagosur për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj! Vdes edhe një 20-vjeçar, filloi dje punë si kamarier! Dhjetëra të shoqëruar
Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. Nipi i Kujtim Ferracakut, Elmilind Dyli, ka marrë një plumb në gju. I plagosuri tjetër është vëllai i Ferracakut, 54 vjeçari Hasan Ferracaku, të dy janë në Spitalin e Traumës.
27 Qershor 2021, 02:17