-
Politikë
Vajza shqiptare që Yuri Kim i besoi fjalën përshëndetëse në Ditën e Pavarësisë, Dea Rrozhani: Nuk i mbyll sytë para problemeve, përballem me to. Nuk ankohem, veproj
Në pritjen që organizoi Ambasada Amerikane për 245- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës dhe 30- vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Dea Rrozhani ishte e vetmja shqiptare që foli para të pranishmëve. Dea Rrozhani ishte përzgjedhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për të mbajtur fjalën përshëndetëse. Rrozhani është programuese, dizajner dhe bashkëthemeluese e aplikacionit “GjejZa” të vlerësuar me Çmimin e Madh Technovation Global 2019.
2 Korrik 2021, 20:46