-
Kronikë
Përfituan mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje, arrestohen ish-drejtori i Postës në Korçë dhe ish-specialisti! U ndalohet dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë
Ish-drejtori dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Postës Korçë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se kanë falsifikuar kontrata qiraje. Në pranga kanë rënë Valter Gora, ish-drejtor i Postës dhe Albano Bibo, ish specialist sigurie, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit 7 punonjësve të tjerë të Postës.
15 Korrik 2021, 10:16