-
Kronikë
Zhvatën 4 mln euro nëpërmjet mashtrimit online/ Pas kompjuterit hiqeshin biznesmenë, në gjyq kokëulur! Lihen në burg mashtruesit
Në afro tre vite përfituan 4 milion euro me mashtrim kompjuterik ndaj bizneseve e bankave, ndërsa para gjykatës dolën thuajse të zbathur e kokëulur. Për çiftin nga Kameruni dhe dy shqiptarët Xhentil Kupe e Fatbardh Danja, gjykata caktoi masën e arrestit me burg, ndërsa dosja e siguruar nga ReportTv zbardh detajet se si të arrestuarit bënin një jetë luksoze nëTiranë me paratë që i vodhën me mashtrim biznesmenëve shqiptarë e të huaj.
24 Korrik 2021, 11:43 -
Kronikë
Zbulohet skema e mashtrimit 4 mln euro! Krijonin biznese fiktive dhe mashtronin klientët me pagesat online, 4 në pranga (2 të huaj dhe 2 shqiptarë) 8 në kërkim
Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, kryesisht nga Kameruni dhe Nigeria është shkatërruar, të cilët nëpërmjet mashtrimit kompjuterit kishin arritur që të përfitonin 4 mln euro. Ky grup kriminal vepronte në Shqipëri prej 2 vitesh, teksa kanë rënë në pranga 4 persona si edhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se fatmirësisht paratë janë rikthyer te bizneset duke minimizuar dëmin dhe viktimat.
22 Korrik 2021, 12:07