-
Kronikë
Mori 50 mijë lekë ryshfet për të fshehur shkeljet e bëra nga kompania e kromit në Dibër, pranga drejtorit të IKMT-së dhe administratorit të firmës
Drejtori i IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftari, 56 vjeç banues në Tiranë, është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion, pasi mori ryshfet nga kompania private e kromit për të mos raportuar shkeljet e kryera nga kjo firmën. Në pranga ra edhe administratori i firmës “H4 CHROM”, Eljo Elezi, pasi i dha 50 mijë lekë drejtorit të IKMT-së për të mos raportuar shkeljet e bëra nga kompania.
10 Shtator 2021, 16:39