-
Shëndeti
Rritet numri i grave me kancer gjiri, preken moshat e reja, onkologia në Fier: 26 gra të diagnostikuara në 3 muajt e fundit
Numri i grave të diagnostikuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm në qytetin e Fierit. Janë 26 raste vetëm në tre muajt e fundit. Të dhënat i bën të ditura mjekja onkologe, Elona Tola, e cila tha se përpos grupmoshës 44-64 vjeç vihet re se po preken vajzat e reja.
13 Tetor 2021, 15:04