-
Kronikë
Lezhë, rrjeti elektrik në zonë e Myltes si në mesjetë! Telat e korrentit bien në rrugë, rrezikojnë jetën e qytetarëve: Shteti të ndërhyjë, mos të marri vetëm lekët e energjisë
Rrjeti elektrik në zonën e Myltes në Shënkollë të Lezhës është larg çdo imagjinate, ku shtyllat janë thuajse të rrëzuara dhe telat e korrentit varen mbi kokat e fëmijëve dhe të qytetarëve. Gjithashtu për shkak të erës telat e korrentit këputen dhe bien në rrugë duke vënë në rrezik jetën e tyre. Gjendja e rrjetit elektrik në zonën e Myltes është tërësisht e amortizuar, duke sjellë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.
29 Nëntor 2021, 09:41