-
Hapen shkollat në Francë, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID! Ministri i Shëndetësisë: Nuk mund të mbajmë peng jetën shoqërore të fëmijëve
Pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19, qeveria franceze ka vendosur të mbajë të hapura shkollat, duke thënë se kjo është e rëndësishme për fëmijët.
3 Janar 2022, 17:59 -
'Omicron' bind edhe skeptikët për t’u vaksinuar! Fluks të moshuarish për dozën e tretë në pikat e vaksinimit anti COVID
Qarkullimi në vend i variantit Omicron ka sjellë një fluks më të shtuar të vaksinimeve. Përveç atyre që vaksinohen për herë të parë, edhe të moshuarit po u drejtohen pikave të vaksinimit për dozën e tretë.
3 Janar 2022, 14:52 -
Hapja e shkollave, rriten testimet e nxënësve për COVID në SHBA! Varianti 'Omicron' shkak i valës së re të infektimeve
Ndërsa prindërit po përgatiten të dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre, numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet. Një pjesë e prindërve po nxitojnë të testojnë fëmijët për COVID-19 para se ata të kthehen në shkollë. Varianti Omicron është shkaktari kryesor i valës së re të rasteve me COVID-19.
2 Janar 2022, 16:29 -
Ekspertët gjermanë: Omicron do të sjellë fundin e pandemisë!
Varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë dhe kalimin e saj në sëmundje endemike. Ekspertët gjermanë shpjegojnë se ekzistojnë koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar e i kanë përballur mjaft mirë për dekada apo edhe shekuj të tërë.
1 Janar 2022, 20:05 -
OBSH: 'Omicron' dhe 'Delta' mund të shkaktojnë 'cunami' infektimesh! Ka ende shpresë që pandemia të përfundojë në 2022
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha sot se është i shqetësuar se variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit, së bashku mund të prodhojë “cunami” infektimesh, por ai shtoi se ka ende shpresë që pandemia do të përfundojë më 2022.
29 Dhjetor 2021, 19:17 -
Bosnjë, regjistrohen 10 rastet e para me 'Omicron'! Zyrtarët shëndetësorë: Ky variant do jetë së shpejti dominues
Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar 10 rastet e para me variantin Omicron. Sipas zyrtarëve shëndetësorë numri i infektimeve me këtë variant që është më ngjitës mund të jetë më i lartë.
29 Dhjetor 2021, 17:01 -
Rekord infektimesh në Francë, 208 mijë raste të reja në 24 orët e fundit! Ministri i Shëndetësisë: Situata në spitale e rënduar, shkak 'Delta'
Franca ka regjistruar numër rekord të infektimeve ditore. Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran tha se janë regjistruar 208 mijë raste të reja me koronavirus. Sipas shifrave të reja, i bie që çdo minutë dy persona në Francë dalin pozitivë me koronavirus, tha Veran.
29 Dhjetor 2021, 15:54 -
Studimi: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës
Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit Delta. Përfundimi është rezultat i një studimi të ri të kryer nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, i cili përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.
28 Dhjetor 2021, 21:38 -
Britani e Madhe/ Rekord infektimesh nga COVID, 129 mijë raste të reja dhe 18 viktima në 24 orët e fundit
Britania e Madhe ka regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 129,471 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. Sakaq, 18 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
28 Dhjetor 2021, 19:32 -
Rekord infektimesh në 24 orët e fundit, ministri i Shëndetësisë në Greqi prezanton masat e reja anti-COVID: Në fuqi nga 3 janari
Ministri i Shëndetësisë së Greqisë Thanos Plevris ka prezantuar masat shtesë të sugjeruara nga Komisioni i Ekspertëve për të ndalur rrjedhën e variantit superngjitës “Omicron” të SARS-CoV-2.
28 Dhjetor 2021, 18:18 -
Varianti Omicron ndikon tek planet e amerikanëve për festat! Fauci: Shqetësohemi për ata që nuk janë vaksinuar
Linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara kanë anuluar në katër ditët e fundit që para Krishtlindjes mijëra fluturime për shkak të infektimit me COVID-19 të pilotëve dhe personelit, ndërsa vazhdon të përhapet varianti Omikron.
27 Dhjetor 2021, 21:30 -
SHBA/ Joe Biden premton se do marrë masa për të frenuar përhapjen e variantit Omicron
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të hënën të marrë masa për të lehtësuar mungesën e testeve për COVID-19 ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë shtetet e vendit këtë javë festash, duke kërcënuar të mbingarkojë spitalet dhe të prishë planet e udhëtimit.
27 Dhjetor 2021, 20:46 -
Greqia vendos masa të reja kundër Omicronit
Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron. Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës.
27 Dhjetor 2021, 19:44 -
Kosovë/ 4 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 343 raste aktive me COVID
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 2,032 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të rasteve dhe viktimave.
27 Dhjetor 2021, 15:03 -
Alimehmeti për Report Tv: Varianti Omicron ende nuk është mbizotërues, brenda pak javësh dominon Deltën! Numri i shtrimeve në spital në rënie
Si një variant që përhapet me shpejtësi pritet që brenda pak javësh varianti Omicron të bëhet dominues mbi Deltën edhe në vendin tonë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në Report Tv se është e rëndësishme shmangim grumbullimet.
27 Dhjetor 2021, 14:33 -
9 raste me Omicron në Kosovë, mjeku për Report TV: Fituam betejën, kjo është vala e fundit e pandemisë
Kosova po përballet me një situatë ndjeshëm më të stabilizuar epidemiologjike se vendet e tjera të rajonit. Ndonëse tanimë janë konfirmuar 9 raste të reja me variantin Omicron, mjeku epidemiolog në Prishtinë, Ilir Tolaj tha për Report Tv i i bindur se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.
27 Dhjetor 2021, 13:22 -
Epidemiologu grek: Jemi para një 'stuhie' infektimesh, mund të kemi edhe 12 mijë raste në ditë! S'ka masa të reja para 3 janarit
Gikas Majorkinis, profesori i epidemiologjisë në Greqi ka përjashtuar mundësine e vendosjes së masave të reja anti-COVID para datës 3 janar. Ai thekson se po monitorohet situata ndërsa shton se mund të ketë edhe 12 mijë infektime në ditë.
26 Dhjetor 2021, 16:22 -
Omicron po përhapet në të gjithë botën, epidemiologu për Report Tv: Për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv! I rrezikshëm për të pavaksinuarit
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.
25 Dhjetor 2021, 13:45 -
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë.
24 Dhjetor 2021, 22:27 -
Pandemia e COVID-19 dhe frika ndaj Omicron, Franca rekomandon dozën përforcuese vetëm 3 muaj pas dozës së dytë
Franca ka rekomanduar të premten, më 24 dhjetor, që të rriturit të marrin vaksinën përforcuese kundër COVID-19, vetëm tre muaj pas dy dozave të para, duke ndryshuar udhëzimin që doza përforcuese të merrej pas pesë muajsh.
24 Dhjetor 2021, 12:59 -
AstraZeneca: Doza e tretë rrit antitrupat ndaj Omicronit
Kompania farmaceutike AstraZeneca tha se doza e tretë ose doza përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar nga kjo kompani, në mënyrë domethënëse rrit nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron të koronavirusit.
24 Dhjetor 2021, 03:50 -
Varianti 'Omicron' pakëson numrin e turistëve që vizitojnë Betlehemin gjatë Krishtlindjes
Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mbyllja e Kishës së Lindjes së Krishtit për shkak të pandemisë, këtë vit turistët dhe pelegrinët pritej të riktheheshin dhe të ndihmonin ekonominë e qytetit. Më pas, varianti Omicron i COVID-19 goditi, duke shuar shpresat dhe duke lënë shumë dhoma të parezervuara në hotelet e qytetit.
23 Dhjetor 2021, 17:26 -
Studimet: Omicron më i lehtë por më ngjitës sesa Delta
Të dhënat fillestare të dy studimeve të reja në Britani tregojnë se infektimi me variantin 'Omicron' të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin Delta. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se Omicron është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë Delta.
23 Dhjetor 2021, 16:08 -
AstraZeneca, vaksinë të re kundër variantit Omicron
Kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit njoftuan se po punojnë për një vaksinë të re, specifikisht kundër variantit Omicron.Vaksina i përket klasës së adenoviruseve, pra një virus i dobësuar, që futet në ADN-në e individit dhe shkakton sëmundje të lehtë për të
23 Dhjetor 2021, 08:24 -
Shënohet viktima e parë nga varianti 'Omicron' në Izrael! 60-vjeçari ishte i vaksinuar me të dyja dozat
Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e parë në Izrael. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar ndërsa raportohet se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas mediave izraelite, viktima i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
21 Dhjetor 2021, 22:53 -
Virologia: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi
Shkencëtarët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse Omicroni shkakton raste të rënda të sëmundjes, por dinë se vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje të fortë, kundër simptomave të rënda dhe vdekjeve. Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë.
21 Dhjetor 2021, 16:47 -
Omicron varianti dominues në SHBA! Biden pritet të njoftojë masat e reja anti-COVID
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se 73 për qind e rasteve të reja me Covid në Shtetet e Bashkuara i përkasin variantit Omicron, i cili është bërë tani varianti dominues në Amerikë.
21 Dhjetor 2021, 15:26 -
Omicron frikëson botën, OBSH thirrje qeverive: Shmangni bllokimet, ndikon seriozisht në probleme të shëndetit mendor
Teksa varianti Omicron i COVID ka frikësuar botën, duke bërë që shumë vende të rikthejnë izolimin, OBSH i ka bërë thirrje qeverive që të kontrollojnë përhapjen e virusit duke shmangur bllokimin total.
21 Dhjetor 2021, 11:46 -
OBSH bën thirrje për anulim të disa organizimeve për shkak të Omicronit: Një festë e ndaluar, më mirë se një jetë e humbur
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën.
21 Dhjetor 2021, 08:17 -
OBSH ngre alarmin për variantin Omicron, përhapet dhe infekton të vaksinuarit
Varianti Omicron i koronavirusit po përhapet më shpejt se varianti Delta dhe po shkakton infeksione tek njerëzit tashmë të vaksinuar ose që janë shëruar nga sëmundja COVID-19, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
21 Dhjetor 2021, 00:26 -
Omicron 'tërbohet', nxit masa të reja kufizuese
Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, paralajmëroi një dimër të vështirë përpara, si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronaviusit. Fauci tha se Omicron ka “aftësi të jashtëzakonshme për t’u përhapur” dhe se “po tërbohet nëpër botë”.
20 Dhjetor 2021, 11:14 -
Italia në shqyrtim të masave të reja për COVID-19 mes shqetësimeve të Omicron
Qeveria e Italisë po shqyrton masa të reja për të shmangur një rritje të infeksioneve COVID-19 gjatë periudhës së festave, raportuan gazetat lokale të dielën, mes shqetësimeve për përhapjen e variantit shumë ngjitës të koronavirusit Omicron.
20 Dhjetor 2021, 03:35 -
Hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID në Greqi, test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në vendin fqinj
Nga sot, shqiptarët që hyjnë në Greqi, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit.
19 Dhjetor 2021, 12:28