-
Gruaja dhunon dhe dëbon burrin nga shtëpia, motra në ‘Pa Gjurmë’: Nusja na gënjeu, vëllai kishte humbur
Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, Refide Paja, motra e të humburit bën apel për ndihmë duke folur për dyshimet që ka për humbjen e të vëllait. Ajo rrëfen se Luani është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur.
25 Janar 2022, 18:18