-
'Pallate me leje te falsifikuar dhe ne kundershtim me ligjin', lirohen nga akuzat dy zyrtarët, shpallet i pafajshëm biznesmeni në Lezhë! Gjykata i kthen pasurinë, i hap rrugë ndërtimit
Në 2018 iu sekuestruan “me bujë” një bllok pallatesh 5 kate dhe 7 kate, në zonë Kune të Lezhë me akuzën se kishte falsifikuar lejen e ndërtimit, por gjykata e Lezhës ka vendosur sot pafajësinë ndaj ndërtuesit dhe biznesmenit Agustin Uldedaj i cili po hetohej në gjendje të lirë për falsifikim dokumentesh. Edhe ndaj dy zyrtarëve, ish-kreu i Këshillit të Qarkut Lezhë, Bardh Rica dhe ish-drejtori i Urbanistikës, Nik Sokoli, të cilët akuzoheshin po për falsifikim dokumentesh, u liruan nga akuzat.
31 Janar 2022, 11:44