-
Mero Baze: Përse në Himarë opozitarët bojkotuan Berishën dhe Metën?
Duke u ngritur debati në këtë nivel, këshilltarët e opozitës rrezikonin të humbisnin funksionin e tyre kryesor, atë të përfaqësimit të halleve të atyre që i kanë zgjedhur, pasi ata nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në konfliktin Rama- Micotaqis për shkak të Belerit. Atyre u duhet një kryetar bashkie dhe jo një konflikt për shkak të bashkisë.
29 Mars, 21:44 -
Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin
Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet 2000, avokat Ngjela përdorte shprehjen: “I çoi një rosë Doktorit”, sa herë që shikonte përpjekjet e tyre për t’u bërë të pranueshëm tek Berisha.
29 Mars, 07:08 -
Mero Baze: Pse Berishën po e bezdis heroizimi i “penxheres” së tij
Ilir Meta edhe pse ka marrë male e kodra me vrap, asnjëherë se ka mbajtur vrapin tek rrugica. Edhe pse ka hipur mbi çdo hekur që i del para, kurrë nuk është ngjitur deri tek penxherja. Dhe tani po përpiqet ta therorizojë Doktorin majë penxheres.
27 Mars, 09:51 -
Mero Baze: Rasti Goro dhe konspiracioni qesharak kundër SPAK
Ka një nxitim të madh nga gjithë mbështetësit shqiptarë dhe grekë të Belerit, që në arrestimin e Jorgo Goros të shikojnë “dorën” e Edi Ramës. Për këtë kanë shpërthyer dhjetëra teori konspirative se si Edi Rama arreston të vetët gjithmonë
25 Mars, 09:32 -
Mero Baze: Kodi i 2008 ka rënë bashkë me arsyet përse u bë
Debati mbi një Kod të ri zgjedhor është një ndërmarrje serioze e politikës dhe nuk bëhet në një klimë abuzimi, ku gjithë palët akuzojnë njëra- tjetrën për pazare apo teori konspiracioni. Dy herë politika shqiptare gjatë tridhjetë e katër viteve ka pasur një konsensus për Kodin elektoral.
21 Mars, 19:16 -
Mero Baze: Këta as lekët e avokatëve nuk justifikojnë dot, e jo më kullat
“Brick Courts Chambers” është ndër studiot e avokatisë më të famshme në Londër. Dhe natyrisht më të shtrenjtat. Kur bëhet fjalë dhe për çështje të famshme, janë edhe më të shtrenjtë. Pagesa për ta shkon deri tek 1500 paund ora për çdo gjë që merren me ty, që nga telefonata, daktilografimi, pyetjet, kërkimet etj
20 Mars, 19:51 -
Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD
Ata janë opozita normale e Kuvendit, kurse të “normalizuarit”, janë si ata pacientët e pavijonit Nr. 5 që qetësohen pasi marrin ilaçin e radhës, por rrëshqasin përsëri, sapo u ndërron ilaçet Doktori majë penxheres.
19 Mars, 00:46 -
Mero Baze: Nga mënyra si do gjykojë 21 janarin, shqiptarët do gjykojnë nëse kemi apo jo një drejtësi të re
Sali Berisha është mbyllur sot majë penxheres për një krim që buron nga përdorimi i pushtetit të tij për të pasuruar vajzën në një aferë korruptive, por do të jetë e padrejtë që ai të shkojë në botën tjetër me këtë dënim, i cili ngjan si gjyqi për kafetë e Nexhmije Hoxhës para krimit të vërtetë real që ai ka bërë
12 Mars, 20:24 -
Mero Baze: Fundi i një tradite politike krijuar nga berishizmi
Pas zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ndërmori përsëri iniciativë që të rikrijojë shoqatën me këta pesë bashkiakët e vet. Të vendosur në siklet, njëri tha kam babain sëmurë, njëri se kam marrë njoftimin, tre të tjerë shkuan dhe bënë sikur krijuan përsëri një shoqatë. Por e lanë me aq.
9 Mars, 20:50 -
Mero Baze: Sali Berishës i duhen negociatat vetëm për t'u legjitimuar nga shumica si palë
Mbështetësit e Berishës janë bërë dhe më keq. Ata ngaqë nuk kundërshtojnë dot se Bardhi është ulur të flasë me kryetaren e Kuvendit dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, kanë 24 orë që bërtasin se ata të Lulzim Bashës po bëjnë pazar me Ramën për amnistinë penale, duke e quajtur këtë një krim të rëndë.
8 Mars, 20:22 -
Mero Baze: Socialistët nuk mund të nxjerrin Berishën nga shpella me negociata
Grupi i Sali Berishës nuk ka synime politike, nuk ka objektiva parlamentare e aq më pak nuk ka ndonjë qëllim që të modernizojë jetën tonë politike. Grupi i Sali Berishës ka vetëm hallin e Sali Berishës dhe halli i momentit i Sali Berishës është izolimi majë penxheres dhe qenia i papërfillur.
7 Mars, 20:46 -
Mero Baze: Megjithatë, Sali Berisha është gjunjëzuar nga Gazmend Bardhi me shokë
Sali Berisha nuk po e mundte dot grupin përballë tij edhe pse përdori çdo mjet. Në fillim shantazhet verbale, fyerjet dhe poshtërimet ndaj Bashës dhe Gazmend Bardhit, pastaj dhunën e 8 janarit, pastaj gjyqet pa fund për vulë e logo dhe deri akuzat për vrasje .
6 Mars, 20:31 -
Mero Baze: NATO nuk mund të ruajë Shqipërinë dhe Kosovën nga shqiptarët antiperëndimorë
Në vitin 1997, Shqipëria u përfshi nga revolta dhe u vu nën kontroll ndërkombëtar, pasi presidenti i vendit, Sali Berisha udhëhoqi prej dy vitesh një kurs antiperëndimor, manipuloi zgjedhjet, burgosi liderin e opozitës masakroi gazetarët kundërshtarë duke nxitur revoltë popullore kundër pushtetit të tij.
4 Mars, 21:10 -
Mero Baze: Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë
Partia e Berishës dhe Metës, e cila të vetmin partner perëndimor aktualisht ka Fredi Belerin dhe avokatët e tij grekë, është shumë e shqetësuar pse Perëndimi ka zbarkuar në Tiranë. Akoma më shumë është e shqetësuar pse respektojnë nismat rajonale të Edi Ramës.
29 Shkurt, 20:15 -
Mero Baze: Berisha nuk do të humbasë monopolin e ‘pazareve’
Tek dështimi i amnistisë javën e kaluar faktor vendimtar ka qenë pikërisht pazari i Foltores” së Berishës me socialistët, të cilët i garantuan në rrugë informale se do t’i jepnin vota për amnistinë përmes një amendamenti “privat” të një deputeti të Berishës, ndërkohë që votimi do shitej si pazar i Partisë Demokratike.
27 Shkurt, 22:23 -
Mero Baze: Ose me mua, ose me ariun
Sali Berisha ka mbajtur sot fjalimin më të qartë të gjithë kohës që flet nga penxherja e shtëpisë së tij. Ka folur qartë kundër drejtësisë së re, duke e barazuar atë me drejtësinë e diktaturës dhe ka sulmuar gjithë ndërkombëtarët që e mbështesin atë
26 Shkurt, 20:53 -
Mero Baze: Pse Berishës i duhet partia rrugëve, nën logon e Ilir Metës
Të ardhurit rishtas tek Berisha në emër të “bashkimit” e kanë jetikë këtë. Ata përveçse duan të dinë vendin e tyre në partinë që kanë ardhur , duan të jenë dhe të sigurt se çfarë do bëhet me të ardhmen e tyre në raport me Berishën.
25 Shkurt, 22:59 -
Mero Baze: Partia që nuk rrëzon dot një kufomë të gjallë
20 shkurti është dita simbol e rrëzimit të kultit të individit në politikën shqiptare. Partia që hyri në jetën politike të këtij vendi pikërisht me këtë gjest simbolik, pas 33 vitesh mblidhet sërish, tanimë jo për të rrëzuar kultin e individit, por për të mbajtur gjallë kultin e një kufome politike, e cila po mban peng demokracinë shqiptare prej 33 vitesh.
20 Shkurt, 22:33 -
Mero Baze: 20 shkurti, si ato restorantet që shërbejnë edhe për dasma, edhe për vdekje
Ka dy përpjekje për ta bërë interesant 20 shkurtin nga opozita. E para, është motivimi me festën e bashkimit opozitar, që identifikohet me çiftin e ri Bardhi- Noka, të cilët po shëtisin qytet më qytet si provë e martesës.
20 Shkurt, 07:09 -
Mero Baze: Drejt 20 shkurtit si ‘Vullnetarë të Enverit’
E reja është që vizita e sekretarit Blinken, mbështetja e tij e fortë për rrugën perëndimore të Shqipërisë dhe injorimi i fraksioneve opozitare, i ka çoroditur organizatorët e 20 shkurtit dhe tani të vetmin mjet mobilizimi kanë sulmin ndaj SHBA dhe sekretarit Blinken.
18 Shkurt, 07:47 -
Mero Baze: SHBA 'ndau' Shqipërinë nga Kosova
Pra në të njëjtën orë, në të njëjtën ditë dhe në dy kryeqytetet shqiptare, SHBA e konsideron Shqipërinë partner të sigurtë dhe simbol të politikës që duhet të ketë rajoni i Ballkanit, ndërsa sjelljet e qeverisë së Kosovës si sjellje që po humbasin partneritetin me SHBA
15 Shkurt, 22:46 -
Mero Baze: Nxitimi për të mos e ‘përzier’ Blinken në politikën e brendshme
E vërteta është se sekretari i Shtetit Antony Blinken vjen të enjte në Tiranë, duke zgjedhur Shqipërinë si një nga vendet e rajonit të Ballkanit e cila ilustron partneritetin e fortë me SHBA, që nga kriza e Afganistanit, tek roli udhëheqës konstruktiv në Këshillin e Sigurimit pro Ukrainës dhe në politikën e stabilitetit në rajon.
14 Shkurt, 23:13 -
Mero Baze: Një demonstrim i pamëshirshëm fuqie
Shikoni çoroditjen e plakut majë Ballkonit që flet për prerje kokash, puçe dhe rrëmuja brenda Partisë Socialiste. Ku ta gjenim të kishte të tilla, të kthehej pak gara në këtë vend. Të kishte shpresë dhe ai burri që mund të zbriste një ditë nga ballkoni
12 Shkurt, 00:22 -
Nga izolimi Berisha përdor 'bamirësinë' e të shoqes, Mero Baze: Ose Rezarti ka gënjyer Lirinë, ose ajo nuk i ka treguar lekët burrit
Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se e shoqja e tij, Liri Berisha, ka punuar për 14 vjet vullnetare, duke ndihmuar fëmijët autikë
30 Janar, 22:54