-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
Ish-drejtuesi kryesor i policisë shqiptare në vitet ’90, Aredin Shyti, pasi i provoi të gjitha nga posti i ministrit deri në qelitë e Burgut të Bënçës, shkroi librin me kujtime “Përballë së keqes”, publikuar nga shtëpia botuese “Naimi”. Autori ka një lutje prej fisniku: Berisha të ketë jetë të gjatë për ta parë, siç po e shohim, të tërhiqet zvarrë në baltën që ka hedhur mbi të tjerët dhe në gjakun që ka derdhur me vullnetin e tij.
14 Janar, 17:16 -
‘Pse dhe si ndodhën vrasjet e 2 prillit 1991’, flet për herë të parë ish-zv.ministri i Brendshëm! Çmontimi i një krimi të shumëfishtë shtetëror
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga protesta e dhunshme e 2 prillit 1991, ku humbën jetën 4 të rinj shkodranë, ndonëse u ngritën akuza dhe u dënuan pa prova disa funksionarë të shtetit shqiptar, autorët e vërtetë të vrasjeve nuk janë zbuluar ende. Në qendër të kësaj ngjarje të rëndë u vu zëvendësministri i asaj kohe, Aredin Shyti.
2 Prill 2022, 18:57