-
Serbia po e përdor gjuhën e luftës ndaj Kosovës
Serbia hapur po provokon dhe këtë po e bën para hundëve të ushtarëve të KFOR-it. Deri më tani Beogradit nuk i është dërguar ndonjë notë proteste nga NATO dhe nga BE, por as nga Washingtoni zyrtar. Shkelja kaq flagrante e kufinjve të Kosovës, duke e vënë policinë para sprovave të rrezikshme, nënkupton edhe nëpërkëmbje të juridiksionit të NATO-s mbi pacenushmërinë e kufinjve të Kosovës. Kjo i bie që duke cenuar kufinjtë e Kosovës, Serbia po cënon rëndë edhe krediblitetin e NATO-s në këtë pjesë të Kosovës.
16 Prill 2022, 23:00