-
Kosova po e paguan çmimin e marrëveshjeve të dëmshme
Krerët e mëhershëm të Kosovës kanë pranuar që qytetarët e Kosovës të heqin dorë nga çdo simbol shtetëror në raport me Serbinë. Në pikat kufitare me Serbinë qytetari i Kosovës nuk guxon të tregojë pasaportën. Letërnjoftimi i Kosovës i shërben autoriteteve serbe veç si dëshmi për t’i pajisur qytetarët e Kosovës me një dokument me të cilin mund të qëndrojnë apo të kalojnë nëpër Serbi.
1 Gusht 2022, 17:59 -
Kur Albin Kurti këshillon Emannuel Macron dhe Joe Biden
Modestia dhe realizmi do t'i bënin mirë kryeministrit të Kosovës. Emmanuel Macronit ia sqaron Revolucionin Francez. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i njofton se cilat na qenkan planet e Vlladimir Putinit në Ukrainë. Aq sa ka buxhet Kosova për një vit, shërbimet sekrete amerikane dhe ushtria i harxhojnë për një ditë.
4 Korrik 2022, 14:50 -
Mblidhni mëndjen, Dritan Abazoviçi nuk u zgjodh kryeministër i Malit të Zi ngaqë është shqiptar
Dritan Abazoviçi nuk duhet të reduktohet vetëm në përkatësinë e tij etnike, siç po veprohet me entuziazëm të pafrenueshëm në çarshinë politike të Facebookut. Brohoritjet: “Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër” nuk e rrokin thelbin e zgjedhjes së Abazoviçit kryeministër i Malit të Zi.
29 Prill 2022, 10:07 -
Enver Robelli: Zef Mazi do të ishte kandidat i mirë për president i Shqipërisë
Zef Mazi është diplomat i karrierës. Në Tiranë ka studiuar gjuhë e letërsi angleze. Pastaj ka studiuar të drejtën ndërkombëtare. Ka qenë ambasador i Shqipërisë në Londër dhe përfaqësues i Shqipërisë në OSBE.
28 Prill 2022, 22:46 -
'Mea culpa' e presidentit gjerman: Politika ime ndaj Rusisë ka qenë e gabuar
Pak para agresionit rus kundër Ukrainës presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e kritikoi ashpër Vladimir Putinin. Pas agresionit rus Steinmeier po ashtu e kritikoi Putinin ashpër. Pastaj presidenti gjerman heshti me javë të tëra. Ishte një heshtje indikative.
4 Prill 2022, 22:56 -
Alpinisti i albanologjisë (profil i një miku të shqiptarëve, që sot na la)
Në moshën 84-vjeçare ka vdekur profesori i Universitetit të Münchenit, Peter Bartl. Ai është autor i veprave monumentale mbi historinë shqiptare, mik i Martin Camajt dhe bashkëpunëtor i Arshi Pipës dhe Ernest Koliqit, nxënës i Georg Stadtmüllerit të famshëm dhe mentor i historianit Oliver Jens Schmitt.
31 Mars 2022, 20:59 -
Gjyshja e Kosovës
Në disa qytete të Kosovës ka rrugë që mbajnë emrin e Madeleine Albright, por sot(dje), kur ajo mbush 80 vjet, një jubile padyshim i rëndësishëm i jetës, askush, asnjë institucion dhe asnjë medium, nuk solli në vëmendjen e publikut ditëlindjen e diplomates amerikane.
23 Mars 2022, 22:28 -
Në botën e Putinit- Katër intelektualët agresivë që frymëzojnë diktatorin rus
Si funksionon dhe në çka beson Vladimir Putini? Kjo është pothuaj e pamundur të vlerësohet nga jashtë. Por ka disa indikacione mbi idhujt e Putinit. Më 22 shkurt 2022 ai tha: “Kush thotë se e mira duhet të jetë përherë e padhunshme?”
3 Mars 2022, 15:35 -
Çfarë ndryshimesh pothuaj epokale në politikën gjermane
Gjermania themelon një fond të veçantë për forcimin e forcave ushtarake: 100 miliardë euro investime, mes tyre dronë dhe avionë të rinj luftarakë. Buxheti për mbrojtje do të jetë përherë 2 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.
27 Shkurt 2022, 13:58 -
Enver Robelli: Këta nuk janë gazetarë, por argatë që përdoren nga partitë! As në vendet më të pasura s’paguhen sa në Shqipëri
Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë, duhet të dënohet me krejt ashpërsinë e ligjit. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është po aq e tmerrshme: listat e publikuara kanë shpalosur nivelin e deformimit të rolit të gazetarit në jetën publike.
25 Dhjetor 2021, 12:06 -
Opinion
Aleancë me antishqiptarë!
Vetëm naivët dhe dashakeqësit e shqiptarëve tani mund të bëjnë koalicion me VMRO-në, e cila që nga ikja e Nikolla Gruevskit në Hungari dhe rënia nga pushteti e partisë së tij, nuk është reformuar fare, por vazhdon të “kultivojë” retorikë antishqiptare, të jetë filial i politikave pro-ruse dhe anti-perëndimore.
10 Nëntor 2021, 15:25 -
Opinion
Të heshtur dhe të vendosur në mbrojtje të Republikës
Tani që policët më elitarë të Republikës së Kosovës janë kthyer në bazat e tyre apo në shtëpitë e tyre, pasi për dy javë me radhë kanë qëndruar në veri, duke vepruar me profesionalizëm tepër të lartë përballë provokatorëve primitivë, të gjithë qytetarët e Kosovës u kanë borxh këtyre policëve – më së paku – një falënderim të madh.
2 Tetor 2021, 20:47 -
Opinion
Tronditja s’mjafton!
Vrasja e vajzës 18-vjeçare në Ferizaj nuk është vrasje e zakonshme. Është njëra ndër vrasjet më makabre që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë. Është vrasje e një njeriu, një vajze, nga dy burra, sipas prokurorisë. Vrasja është kryer për “motive të ulëta”. Tmerri mund të merret me mend: mbase dy përbindësha kanë përdhunuar, keqtrajtuar dhe vrarë një vajzë.
23 Gusht 2021, 15:40 -
Opinion
Në 730-vjetorin e themelimit të Zvicrës
Në fotografitë e vjetra, të shkrepura në vitet 1960-të, burrat e hajthëm shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës mbajnë në duar valixhe ose thënë më mirë arkëza prej druri. Aty kanë ca rroba e gjësende të nevojshme. Ata vinin për të punuar 9 muaj në Zvicër. Si punëtorë sezonalë.
1 Gusht 2021, 22:28 -
Opinion
Apel Ministrisë së Brendshme, me këta idiotë dhe kriminelë duhet të veproni si Zvicra
Ky është lajmi dhe çfarë duhet të ndodhë pastaj…“Radari, 2 kosovarë nga Zvicra me shpejtësi prej 225 km/h drejt Vlorës”. Ka vetëm një zgjidhje për t’i disiplinuar këta idiotë dhe kriminelë: t’ju konfiskohet leja e qarkullimit, t’ju konfiskohen dhe shkatërrohen veturat dhe – dhuratë e veçantë – një vit burg, minimum.
21 Korrik 2021, 10:43 -
Opinion
Kryeministrja serbe shkon në SHBA, por se pret askush
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq shkon për vizitë në Amerikë. Por nuk do të ketë asnjë takim me asnjë zyrtar amerikan të nivelit të lartë, asnjë senator, asnjë anëtar të ekzekutivit. Kur pala serbe dhe ajo kosovare më 4 shtator 2020 nënshkruan në Washington atë letrën e Grenellit
20 Korrik 2021, 22:40 -
Dosje
'I poshtër, vrasës', një 'luftë' me sharje me telegraf mes Esat Pashës e Ismail Qemalit
Më 1912 Shqipëria u bë e pavarur, por në vend kishte disa pushtete. Në jug qeveria e Ismail Qemalit, në Shqipërinë e Mesme Esat Pashë Toptani, në Shkodër fuqitë e huaja si administratore, në veri malësorët që qeveriseshin vetë.
19 Korrik 2021, 10:11 -
Kosova & Rajoni
Grenell kujton ‘martirët’ serbë të Vidovdanit, gazetari shqiptar: Injorant që manipulon historinë! Çitaku: Mit që ushqen nacionalizmin serb
Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kujtuar dje “martirët” serbë të rënë në betejën kundër osmanëve në Kosovë. Kjo ka nxitur ashpër reagimin e personaliteteve në Kosovë.
29 Qershor 2021, 10:44 -
Opinion
Kundër banditëve buzë detit
Katër të vrarë në Velipojë për shkak të një konflikti idiotik mes dy pronarëve të hoteleve për shfrytëzimin e hapësirave publike pranë detit. Mbi 20 plumba të shkrehur në një lokal në Sarandë. 60 shtretër plazhi të djegur në Dhërmi pas një konflikti për shfrytëzimin e vijës bregdetare.
28 Qershor 2021, 11:55 -
Opinion
E çojmë Adem Jasharin në Amerikë për disa klikime
Për aq sa dihet Adem Jashari nuk ka qenë kurrë në Amerikë. Por nga sot e tutje, sipas Top Channel-it nga Tirana dhe portaleve që e kanë përhapur “lajmin”, shikuesit e lexuesit shqiptarë duhet të besojnë se Adem Jashari ka qenë në Amerikë. Ky është titulli i lajmit të Top Channel: “Rrëfehet Eli Fara: Adem Jashari më kërkoi elegjinë për Enver Hoxhën, por…”.
24 Maj 2021, 09:02 -
Metoda për spastrim etnik ose plani i Beogradit për t’i bërë pakicë shqiptarët e Bujanocit
Në komunën e Bujanocit shqiptarët përbëjnë mbi 50 për qind të popullsisë, rrjedhimisht ata kanë edhe pushtetin, përfshirë edhe kryetarin e komunës. Pasi në Medvegjë pushteti i Aleksandar Vuçiqit prej vitesh është duke ua marrë të drejtat civile shqiptarëve, përfshirë edhe shtetësinë dhe të drejtën për votë, tash një projekt i tillë ka nisur të zbatohet në Bujanoc.
3 Shkurt 2021, 09:58 -
Shqiptari Dritan Abazoviçi, kalë Troje i një projekti ruso-serb për destabilizimin e rajonit?
Deputeti me origjinë shqiptare Dritan Abazoviq ka të drejtë të kundërshtojë Millo Gjukanoviqin. Por, refuzimi i Gjukanoviqit nuk domethënë që Abazoviq të bashkohet verbërisht me partitë proserbe dhe proruse dhe të luajë me zjarr. Nacionalistët serbë me ton triumfues po thonë se po të shkonte Abazoviqi në Beograd, rinia serbe do ta bartte në duar. Po, do e bartte, por deri te varrezat masive të Batajnicës, siç nënvizon një publicist proeuropian serb. Abazoviq duhet të vë kushte të qarta për të hyrë në qeveri. Ndryshe do të mbetet në kujtesë vetëm si një kalë Troje i një projekti ruso-serb për destabilizimin e rajonit.
1 Shtator 2020, 13:47 -
Robelli: Ta lëmë pak anash Edi Ramën… dhe të shohim llumin politik të Prishtinës!
Para se të zemëroheni me Edi Ramën – zemërohuni me dështimet e njëpasnjëshme në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Zemërohuni me ata që i keni zgjedhur dhe toleruar në pushtet qe 20 vjet. Njerëz që vjedhin edhe në tenderë për meremetimin e varrezave të viktimave të luftës.
24 Dhjetor 2019, 10:07 -
Robelli: Dëshpërim me Europën apo me klasat tona politike?
Shfryrjet e politikanëve shqiptarë në Shqipëri e Kosovë kundër Bashkimit Europian (BE) janë hipokrizi me brirë. Për shqiptarët në Ballkan alternativat e tjera përveç integrimit në BE janë të rrezikshme. Ka edhe modele të tjera krahas anëtarësimit në BE.
26 Tetor 2019, 18:10 -
Robelli: A jeni tronditur kështu në 1999, 2000, 2001, 2003, 2004? Jo! Andaj silleni me hipokrizi tani
Vriteshin në fshatra, vriteshin në Pejë. Vriteshin ushtarë të FARK-ut, pastaj vritej vëllai i Ramush Haradinajt, edhe ky në pikë të ditës. Ngatërresa shumëvjeçare mes klaneve Musaj dhe Haradinaj me vite të tëra ka mbushur faqet e mediave perëndimore.
20 Korrik 2019, 20:42 -
A po i vjen fundi një aventure të dobishme për Haradinajn?
Pa marrë parasysh a arrin opozita ta rrëzojë apo jo qeverinë, për Ramush Haradinajn pothuaj dy vjet në pushtet qenë papritur të dobishme. Futi në punë ca militantë dhe pas aplikimit të tarifës kundër prodhimeve serbe mbështetja për partinë e tij është rritur.
20 Maj 2019, 15:45 -
E mjera gjuha shqipe…
"Kuvendi miratojë…", shkruan dr. Pal Lekaj. Hm. Jo, s’bën kështu. "Kuvendi miratoi…" – kjo është korrekte. Nuk kërkohet nga opinioni që ministri të mbajë ligjëratë publike mbi kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë. As për kundrinorin me parafjalë. Por së paku rregullat elementare të lakimit të foljeve. Ah, jo, zgjedhimit të foljeve. Emrat lakohen, foljet zgjedhohen.
3 Shkurt 2019, 19:12 -
Kush është portali grek dhe pronari i saj, që trazuan Tiranën me listën e të 'shiturve' tek Athina
Sipas disa portaleve të Tiranës dhe Prishtinës gazeta "Eleftheri Ora" ka botuar një listë me emrat e gazetarëve dhe figurave të tjera të jetës publike shqiptare, të cilët marrin para nga shteti grek.
23 Tetor 2018, 18:53