-
Mirditë/ Përdhunuan në grup 15-vjeçaren, prokuroria kërkon 46.8 vite burg për 5 personat e vënë nën akuzë
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës. Konkluzionet përfundimtare janë lexuar në sallën e gjyqit nga prokurori Ylli Pjeternikaj i cili aplikoi gjykimin e shkurtuar duke kërkuar përfundimisht dënimin me nga 10 vite burgim për Artan Kaçorrin, Albert Mollën, Ermal Tarazhin dhe Nikë Lleshin. Ndërsa për 18-vjeçarin Ardian Gjinkolaj ka kërkuar 6 vite e 8 muaj burgim.
28 Maj 2022, 08:04