-
Ministrja e Energjisë: Do të ndërtohen 2 parqe fotovoltaike në Korçë, 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit do t'i jepet shtetit shqiptar
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar disa vendime të Këshillit të Ministrave për energjinë elektrike. Balluku tha se është kaluar projektvendimi që prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike të paguajnë disbalancat. Ndërsa në Korçë do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike, ku secili prodhon nga 20 MWH dhe 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit do t’i jepet shtetit shqiptar.
9 Qershor 2022, 10:16