-
Shkëlqim Hajdari: Adriatik Llalla kanceri i Prokurorisë! 'Kushtetuesja' në janar me 7 anëtarë! SPAK do japë rezultate në 6 mujorin e dytë për 'peshqit e mëdhenj'
Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari tha se Vettingu ka dhënë rezultatet e tij, duke nxjerrë nga sistemi i drejtësisë prokurorë si "lloji i Adriatik Llallës", më këtë të fundit që e quajti "kancer të drejtësisë".
24 Dhjetor 2020, 22:41 -
“Llalla”, nga mllefi në indiferencë dhe SPAK që nuk kap dot as “peshqit e mëdhenj” në …akuarium
Po ta llogarisim, edhe me matematiken e Lul Bashës, duhen mijëra vjet për të dërguar para drejtësisë vetëm të korruptuarit e drejtësisë që paguheshin për të vënë drejtësi e ishin (janë?) më të padrejtët. Po të tjerët? Vetëm t’i listosh si tituj, kryeministra, ministra, drejtorë, politikanë, kryetarë bashkish, kryetarë komunash, shefa, inspektorë, kryepolicë, kontrollorë…mbaron boja e printerit.
7 Dhjetor 2020, 14:25 -
Mane tregon përballjen me Adriatik Llallën: Të bënte gjëmën! Kam marrë kërcënime fizike, pas tij kishte 20 kriminelë
Gazetari Bledi Mane ka treguar një përballje të tij më ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ku nuk kanë munguar kërcënimet dhe padrejtësitë ndaj tij në mënyrë që të mos publikonte sipas Manes faktet e jetës luksoze të Llallës dhe familjarëve të tij.
4 Dhjetor 2020, 21:34 -
Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin
Sot ne kemi të ndëshkuarin e parë zyrtar të nivelit të lartë të ndëshkuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale ndaj Krimit organizuar e Korrupsionit. Është pikërisht njeriu i parë i akuzës në Shqipëri, i cili deri tre vjet më parë kishte në dorë të arrestonte e duhej të hetonte baronët e krimit e peshkaqenët e korrupsionit. Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili përveçse u shpall i pandehur për fshehje pasurie, ju sekuestruar edhe një pjesë tokash e banesash në pronë të tij.
4 Dhjetor 2020, 11:03 -
GJKKO i sekuestron pasurinë Adriatik Llallës, Yuri Kim: SPAK po jep rezultate
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e GJKKO-së për të sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kim shkruan se SPAK po jep rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe se SHBA është në mbwshtetje të plotë të zbatimit të Reformën në Drejtësi.
3 Dhjetor 2020, 18:18 -
Pas kërkesës së SPAK/ GJKKO i sekuestron me ligjin Antimafia 5 pasuri të paluajtshme ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla! Vijojnë hetimet
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është marrë pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.
3 Dhjetor 2020, 16:51 -
SKANDALI/ Berisha e Imami u kapën nga 'ethet e arit', futën ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin 'Thesarin e Teutës'! Llalla pushoi çështjen
Në Shqipëri ndodhi një ndër ngjarjet më tragjikomike për një vend anëtar të NATO-s, pasi “ethet e arit” përfshinë kupolën më të lartë të shtetit, nën qeverisjen e 8 vjeçare të Sali Berishës. Ishte fillimi i vitit 2012 dhe lodhja nga pushteti, boshatisja e arkës së shtetit nga abuzimet dhe mungesa e financimeve të huaja shtynë qeverinë e Berishës në ndërmarrjen e një hapi të tillë aq ekstrem sa dhe tragjikomik: Kërkimin shtetëror të arit.
29 Nëntor 2020, 16:16 -
Ilir Meta 'shet' Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu
Ilir Meta dukshëm është shfaqur më shumë se i shqetësuar në intervistën për ABC News, në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin edhe si pasojë e zgjedhjeve amerikane, por edhe qëndrimit të fortë të ambasadores Yuri Kim pak ditë më parë.
24 Nëntor 2020, 15:34 -
Gjykata i hoqi sekuestron për pronat, Yuri Kim i kujton Adriatik Llallës vendin në 'listën e zezë' të DASH
Ditën e djeshme, Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Gjithashtu GJKKO mori vendim për zhbllokimin e pronave të Llallës. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.
20 Nëntor 2020, 13:07 -
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla merret i pandehur për mosdeklarim pasurie! GJKKO heq sekuestron për pronat! Rrezikon nga gjobë deri në 3 vite burg
GJKKO heq sekuestron për pronat e Adriatik Llallës. Llalla u mor i pandehur për mosdeklarim pasurie, ku sipas ligji parashikohet dënimi me gjobë deri në 3 vite burg.
19 Nëntor 2020, 15:35 -
Ekskluzive/ Mbesa e Adriatik Llallës kallëzohet nga mjekja: E ndihmova në spital, por ja si më mashtroi Ilda Kërkapi
Shtohen kallëzimet në polici për mashtruesen Ilda Kërkapi. Mjekja R.M denoncon se i mori 5 milionë lekë e 500 euro, ku u paraqit e vetme në spital dhe e ndihmova. Kërkapi: U s’qarova me dajë Tikun, nesër do vi të sjell 5 milionë lekët.
21 Korrik 2020, 16:14 -
Ekskluzive/ Rrëfimi i mbesës së Adriatik Llallës: Ja skema që përdorja për të mashtruar njerëzit e ku i shpenzoja lekët
Zbardhet rrëfimi i plotë i mashtrueses Ilda Kërkapit, vajzës 24-vjeçare që hynte e dilte në prokurori dhe mashtronte miqtë e saj se do i punësonte si sekretare, recepsionistë, OPGJ, kundrejt 2 mijë deri në 3500 eurove.
16 Korrik 2020, 20:12 -
EKSKLUZIVE/ Mbesa e Adriatik Llallës e pandehur për 'Mashtrim', kërkonte 2000-3500 euro për një vend pune në prokurori
Ilda Kërkapi, mbesa e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, që mashtronte njerëzit për punësim në prokurori dhe OPGJ. Ajo merrte nga 2 mijë deri në 3500 euro, për një vend punë në prokurori. Zbardhet skemat e mashtrimit dhe dosja e plotë e saj.
15 Korrik 2020, 19:51 -
Dosja 'Llalla'/ Gjykata kthen çështjen për plotësim të hetimeve! Ja dy detyrat që i la akuzës
Çështja e ish-kryeprokurorit Llalla, kthehet sërish për plotësim të hetimeve. Prokuroria duhet të pyesë biznesmenin që pagoi 3 mijë euro për Llallën në Amerikë dhe të verifikojë transaksionet bankare për shitjen e pronave.
9 Korrik 2020, 14:44 -
SPAK: Po hetojmë 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan për fshehje të pasurisë (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po heton 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë. 10 njerëz të tjerë të drejtësisë që u shkarkuan SPAK i dërgon te prokuroritë e rretheve
8 Maj 2020, 13:35 -
Lista/ Adriatik Llalla, Petrit Fusha dhe 17 ish-gjyqtarë kallëzohen në SPAK për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre
Kallëzimi është bërë nga avokati që mbrojti Izet Haxhinë, kallëzuesi Fran Dashi i kërkon SPAK-ut të zbatojë kushtin e Bundestagut gjerman për ndështikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kaluan Vetingun.
30 Prill 2020, 20:40 -
Pandemia/ SPAK: Po hetojmë tenderat e klasifikuar sekretë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetësisë
Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit bën bilancin e hetimeve përgjatë periudhës së pandemisë covid-19. Sipas SPAK kjo periudhë nuk ka qenë karantinë për ta, por janë duke hetuar 42 procedime penale mes tyre dhe tenderat me procedurë sekret zhvilluar nga ministria e mbrojtjes dhe e shëndetësisë.
30 Prill 2020, 12:46 -
Zbulohet emri i të 'fortit' të Saukut që iu sekuestruan 3 makina, bëri 'biznes' me Adriatik Llallën
OFL-ja i ka sekuestruar tre makina në kushtet e emergjencës Eduart Dushkut banues në Farkë, i njohur edhe si i 'forti' i Saukut. Formulari i është dërguar që në shkurt për të justifikuar pasurinë. Dushku ka një "
22 Prill 2020, 13:26 -
SPAK merr të pandehur Adriatik Llallën! Në 2 vite hetim nga 4 akuzat u faktua vetëm mos deklarimin e parave në kufi
Ish-kryeprokurori Llalla është zyrtari i parë i vënën nën akuzë nga SPAK. Pas dy vite hetimesh edhe pse u dyshua për 'Korrupsion', 'Pastrim parash' e 'Shpërdorim detyre' prokuroria e ka marrë të pandehur për një akuzë, atë të mos deklarimit të parave në kufi me të cilën rrezikon dëmin me gjobë deri në dy vite burg.
4 Mars 2020, 10:56 -
Ekskluzive/ Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ
Manovrat e drejtësisë për mbylljen e aferës 400 milionë euro të qeverisë Berisha, gjyqtarit Lazër Sallaku ia kalon peshën përgjegjësisë 5 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë që vulosën shfajësimin e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të PD
8 Shkurt 2020, 13:34 -
Nga bashkëshorti i Rovena Gashit tek ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima, lista e re në veting, kontrolli zbret pas dy vitesh në nivele të ulëta
Sipas DSIK Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive, prokurori ka deklaruar të njëjtën pasuri me Rovena Gashin që u shkarkua në dy shkallët e Vetingut. Gjyqtari Ken Dhima e quajti Vetingun ‘Sorosian’ kur Etilda Gjonaj kërkoi ta shkarkonte nga detyra, e shpëtoi KLD-ja që kryesohej nga Ilir Meta
18 Nëntor 2019, 10:13 -
Adriatik Llalla 'non grata' në SHBA, vëllai i deputetit demokrat Korab Lita i paguan lobimin
Rreth një vit më pas, zoti Llalla nis përpjekjet për të dalë nga lista e zezë amerikane. Ky dokument tregon angazhimin e një kompanie lobuese në New York e quajtur Sher Tremonte, e cila ka lidhur një kontratë me ish-prokurorin më 15 Shkurt 2019 e si objekt pune ka, “anulimin e vendimit të departamentit amerikan të shtetit për t’i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.
4 Nëntor 2019, 21:19 -
'Non grata' nga Llalla te Dako e Doshi, SHBA: Raste të tjera po vijnë! Luftën kundër korrupsionit e kemi prioritet
Ambasada e SHBA në Tiranë deklaron se lufta kundër korrupsionit është prioritet i politikës amerikane. SHBA paraqet rastet e shpalljes 'non grata' të Vangjush Dakos, Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, ndërsa thekson se raste të tjera po vijnë, pasi zyrtarët e tanishëm dhe të kaluar të korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre rrezikojnë që të humbin privilegjin për të hyrë në SHBA në të ardhmen.
22 Tetor 2019, 09:15 -
Hetimi për Llallën/ Akuza letërporosi në SHBA, por përgjigjia vjen negative
Prokuroria e Krimeve të Rënda,gjashtë muaj më parë i është drejtuar me një letër-porosi drejtësisë Amerikanë, duke kërkuar ndihmën e kësaj të fundit, për çështjen penale që është duke hetuar, ku nën hetim është ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
29 Korrik 2019, 19:48 -
Llalla, 'peshku' i parë në rrjetën e SPAK? Kreu i KLP-së: Do të vijojnë hetimet ndaj tij për pastrim parash
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi deklaron se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit SPAK-u do të jetë gati për të nisur punën me dosjet e nxehta. Ai paraqiti argumentet pse me SPAK-un në Shqipëri do të fillojë ҫmontimi i korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë. Ibrahimi shpjegon edhe arsyet se përse SPAK-u do të jetë një strukturë efektive që do të japë rezultat menjëherë.
21 Korrik 2019, 12:47 -
Hetimi për pastrim parash ndaj Llallës/ Krimet e Rënda zgjatin afatin me 3 muaj, në pritje të letër-porosive
Ish numri një i akuzës Adriatik Llalla do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë deri sa nga Gjermania dhe Amerika të mbërrin letër-porositë. Me këtë vendim gjyqtari Ardit Mustafa rrëzoi kërkesën e Llallës për mos zgjatje afatesh.
3 Korrik 2019, 13:09 -
Gjykata rrëzon kërkesën e Llallës, priten letër porositë nga Gjermania dhe SHBA
Hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla do të zgjasin deri në qershor. Vendimi u mor ditën e sotme, pasi Gjykata la në fuqi vendimin e Prokurorisë e cila kishte kërkuar kohë për hetimet pasi priten letërporositë nga Gjermania dhe SHBA.
1 Prill 2019, 10:55 -
Zgjaten hetimet për ish-Kryeprokurorin, Llalla ankimon vendimin
Prokuroria per Krimet e Renda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit ndaj ish-kryeprokurorit. Adriatik Llalla ka bërë ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve te Renda kundër zgjatjes së afatit, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.
27 Mars 2019, 14:45 -
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkesë SHBA-së: Më hiqni nga lista e zezë
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla kontrakton lobues në Amerikë për ti hequr atij dhe familjes emrin nga lista e zezë e departamentit të shtetit, ku një vit më parë atyre ju ndalua hyrja në SHBA. ReportTv zbardh kontratën e cila prej katër ditësh është bërë publike në internet nga kompania Sher Tremonte e cila deklaron se ka nisur prej 15 shkurt 2019 lobimin në interes të Llallës.
8 Mars 2019, 15:32 -
SHBA: Refuzuam vizat për 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë shqiptarë të korruptuar dhe familjet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë sqaron për Shqiptarja.com se gjatë vitit 2017, iu është ndaluar hyrja në SHBA 170 zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe familjeve të tyre, pas informacioneve për përfshirje në raste korrupsioni. Selia diplomatike i tha Shqiptarja.com se i merr seriozisht të gjitha dyshimet për afera korruptive, por sqaron se nuk ka refuzuar të gjithë zyrtarët që kanë riaplikuar për vizë amerikane.
7 Shkurt 2019, 15:58