1 i vdekur dhe 66 të infektuar në 24 orë, MSH: Maskat, domosdoshmëri në ambiente të mbyllura

18 Qershor 2020, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2020-06-18 15:29:41

TIRANE-Ndërron jetë nga COVID-i një tjetër i infektuar që ishte i shtruar te Infektivi duke e çuar në 39 numrin e atyre që e kanë humbur betejën më këtë sëmundje. Viktima është një pacient 67-vjeçar nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili sipas ministrisë së Arsimit vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.