1 mijë policë, 360 stjuartë dhe 150 studentë të sportit...tifozët nën dy kontrolle të rrepta

17 Nëntor 2019, 17:37

Kjo është ndeshja e parë ku kombëtarja kuqezi do të luajë në 'Air Albania Stadium'. Duke qenë se kjo është hera e parë për tifozët dhe nuk e njohin mirë stadiumi, FSHF-ja ka menduar që të angazhojë 150 studentë nga Akademia e Sporteve që do të orientojnë tifozët të zënë vendin e tyre shkallët e stadiumit. Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi bën me dije se tifozët do t'i nënshtrohen dy kontrolleve. Së pari nga Policia e Shtetit, disa metra larg nga hyrja e stadiumit dhe më pas nga policët provat, që janë 360 të tillë.