1 punonjëse rezulton me COVID, mbyllet çerdhja numër 2 në Vlorë

23 Nëntor 2020, 09:50 | Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 09:50

Mbyllet çerdhja numër 2 në Vlorë.

Çerdhja është mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me COVID.

Report Tv mëson se edhe 3 punonjëse të tjera kanë shfaqur shenja të virusit dhe janë karantinuar.

Pas këtyre 2 rasteve pozitive edhe pjesa tjetër e stafit janë në pritje të tamponit.

Në qytetin e Vlorës numri i të infektuarve me COVID është 801, ndërsa në total në të gjithë vendin shifrat e të infektuarve kanë shkuar në 32.761. Kurse numri i viktimave është 699.

b.ha./Shqiptarja.com