1 ton kokainë “CR 7” në Spanjë, zbulohen emrat e dy 'boss'-ëve shqiptarë të arrestuar

1 Maj 2018, 22:41 | Përditesimi: 1 Maj 2018, 22:41

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar dje nga policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro.

Sipas medieve spanjolle bëhet fjalë për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën.

Policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian.

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. Ajo ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret për lojtarin e famshëm të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo

b.ha./Shqiptarja.com