1 vit familja nuk di asgjë për të! Nëna në 'Pa Gjurmë': S'ia njoh as djalin as ish-nusen...dyshoj se e ka rrëmbyer shoku i tij

25 Shkurt 2020, 20:24

TIRANË- Nikoll Beleshi u pa për herë të fundit në Gjirokastër, ndërsa ka më se dy vite që nuk bëhet i gjallë për familjen. Shoku i tij F.D në këtë qytet u tha familjarëve se 41-vjeçari ishte nisur drejt Greqisë. E ftuar në emisionin ”Pa Gjurmë’’ nëna e tij Liza, tha se ky është fakt i pavërtetë, duke ngritur dyshimin se ai është ’’marrë peng”, pasi kalimi i tij në territorin grek ishte i ndaluar që prej marrjes së ekspulsit deri me vitin 2021.