1 vit hetime, juristët: SPAK harroi misionin, nuk goditi ‘peshqit‘ e mëdhenj!

21 Dhjetor 2020, 17:15

TIRANË- Bilanci i SPAK në një vit punë, sipas juristëve nuk është një rezultat i pritur nga publiku. Në intervistë për ReportTv avokati dhe juristi Esmerald Xhafa thotë se hallexhinjtë kanë ndjerë peshën e SPAK ndërsa zyrtarët për të cilët u krijua kjo prokurori u lanë në harresë.

"SPAK u ngrit si Prokurori kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që SPAK po heton për 2 mijë lekësha që u jepen policëve në rrugë, nuk është marrë deri më sot ndonjë i pandehur, ndonjë ish-ministër, ish-kryeministër, ish-drejtor drejtorish nga po ato aktual pasi në këtë periudhë kohe skandalet dhe abuzimi me detyrën kanë qenë nga më të ndryshme. Në rastin më të madh kanë goditur hallexhinj, për aq kohë sa sistemi i drejtësisë është i varur nga politika për emërimet dhe zgjedhjet nuk mund të mendoj që të kemi një drejtësi të pavarur", tha Xhafa.