1 vit nga shpallja 'Non Grata' e Sali Berishës! Heshtja e drejtësisë dhe lufta për t'u rikthyer në krye të PD

19 Maj 2022, 16:05

19 maj 2021 është një datë që nga Partia Demokratike nuk do të harrohet kurrë! Si sot para një viti, Sali Berisha, i cili për demokratët cilësohej si një lider historik i tyre, u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen.