1 vit nga tërmeti, Rama rrëfehet: Ishin ditët më të çmendura të jetës... Shqipëria pati shumë miq

26 Nëntor 2020, 08:30 | Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 08:52

Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një klipi të shkurtër gjithçka, në mënyrë të përmbledhur, sa i përket tërmetit tragjik të 26 nëntorit  në vendin tonë ku humbën jetën 51 persona dhe mijëra familje mbetën në qiell të hapur. 

Ai e ka filluar rrëfimin e veçantë me momentet e para të zgjimit nga lëkundjet dhe deri te përballimi i kësaj fatkeqësie me sukses, e cila u arrit edhe falë mbështeëtjes së shumë miqve që iu gjendën pranë vendit tonë në këto momente të zymta.

Ndihma ishte në ndihma financiare përmes konferencës së donatorëve por edhe me sjelljen e forcave të kërkim shpëtimin për shpëtimin e njerëzve dhe njerrjen e viktimave nga rrënojat e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

"U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr, menjëherë telefonatat, Durrësi keq sty ishte dhe epiqendra mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës. Gjatë rrugës flisja me ministrat kryetarët e Bashksië se kishim provuar kurrë më parë diiçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar në makinë në atë stres dhe nxitim disa shefa të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment.

Arrijmë në Durrës arritja ishte drithëruese, shof banorët Edisoni një ish deputet toinën që kërkonte motrën bashkë me fëmijët, ndërkohë kisha një frikë nga një ndjenjë vetmie si do dal nga kjo situatë për mijëra njerëz, kanë qenë ditët më të çmendura të jetës time nuk mbaja mend më as datat pas 2 ose tre ditësh ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve ato daljet me furi kur dikush shpërndante lajmin se po vjen tërmeti. Halli ishte sa kampe mund të të ndërtoja për këto familje.

 Hotelet po mbusheshin. u jam mirënojës të gjithë pronarëve që hapën aq shumë lokale. As vetë se besoj se shqipëria pati aq miq që na u gjenden në kërkim shpëtim, në atë moemnt aq të zymtë,  asa vetë se besoj.

 

b.ha./Shqiptarja.com