1 vit nga vrasja e ish-komisarit Artan Cuku, bashkëshortja: Artani ishte plot surpriza

8 Prill 2018, 19:46

Orët e vona të 8 prillit 2017, Artan Cuku ish-drejtues i lartë policie u vra në një atentat pranë pallatit të tij në "Rrugën e Kosovarëve", pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Një vit pas asaj ngjarje të rëndë Bashkia Dibër ka vendosur t'i akordojë titullin "Qytetar Nderi i Dibrës”. Familjes së ish-kryepolicit titulli iu dorëzua në aktivitetin në përkujtim të 1 vjetorit të vrasjes, ku veç të tjerash u prezantua edhe një dokumentar, që në fokus kishte karrieren dhe familjen e Cukut si dhe një libër.

Në dokumentar për Artan Cukun folën familjarë të tij dhe ish-drejtues policisë të cilët vlerësuan lart kontributin e Artan Cukut në Policinë e Shtetit. Gruaja e tij e cila tashmë kujdeset për dy femijët jetimë rrefeu se cili ishte Artan Cuku në raportet e tij familjare. Ajo e pershkruan Artanin si një njeri plot surpriza dhe që familjen e vendoste mbi gjithçka, teksa evidenton se ai ishte njeri gazmor. 

Për vrasjen e Artan Cukut në 8 prill 2017 pranë banesës së tij, policia e shtetit arrestoi Mikel Shallarin. I riu nga Kuçova ende nuk ka treguar se kush janë porositësit e këtij krimi, teksa hetimet për zbardhjen e këtij krimi që tronditi opinion publik vijojnë ende.

    No videos found.