1 vit pandemi! Debatet mbi COVID krijojnë dilema, psikiatrja Arjana Rreli: Shmangni informacionet që 'turbullojnë'

17 Mars 2021, 17:16

Një vit pandemi ka ndikuar jo pak në gjendjen emocionale të qytetarëve. Për ekspertët shëndeti mendor duhet të ruhet duke e pranuar situatën e re me të cilën gjithë bota po përballet. Psikiatrja Arjana Rreli këshillon që qytetarët të mos lëkunden nga diskutimet mbi efektivitetin e vaksinave pasi krijojnë dilema tek kontigjeni që është pranë vaksinimit.