1 vit pandemi, Manastirliu me mjekët te COVID 1: Të hënën vijnë vaksinave të tjera Pfizer

9 Mars 2021, 16:05 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 16:07:57

Tiranë-Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen dhe falenderime ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie.

Nëse do të bënim sot një bilanc, bilanci sigurisht është mijëra jetë të shpëtuara, por për fat të keq, kemi 1956 jetë të humbura, që janë një humbje e madhe për të gjithë ne, një humbje e pakthyeshme, ndaj ajo çfarë dua të them është që lufta nuk ka përfunduar, patjetër që do ketë kohë për balancet finale por ajo çfarë unë dua të nxjerr në pah është kurajoja juaj, është shpirti juaj i sakrificës, është puna e palodhur kur edhe në ato momente kur e panjohura ishte aq e madhe, ju nuk u frikësuat, nuk u tutët, nuk u stepët asnjëherë për të vijuar misionin tuaj në shërbim të gjithë njerëzve dhe unë për këtë gjë, ju falenderoj e ju përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë punën tuaj” tha Manastirliu.