10 mijë shqiptarë morën pjesë ditën e shtunë në Marshin Ndërkombëtar të Emigrantëve në New York të SHBA. Ky marsh për nga pjesëmarrja e viteve të fundit, njihet edhe si Parada Shqiptare dhe është një manifestim ku pjesëmarrësit, nën drejtimin e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë vallëzojnë dhe këndojnë shqip.
Parada Shqiptare kulmoi kur shqiptarët e Amerikës nga të gjitha trevat ia dedikuan marshimin Çamërisë dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i genocidit çam.
Në manifestim,veç drejtuesve tëshoqatës Rrënjët Shqiptare, mori pjesë dhe senatorit Xhozef Dio Guardi.
Në paradën e shqiptarëve në New York e vecanta e kendshme ishte një shtetas afro-amerikan i cili bëri namin në Instagram me një video ku shfaqej duke kënduar . Majde ishte kryeministri Edi Rama ai i cili publikoi videon fantastike të të riut i veshur kuqezi, i cili këndonte me shpirt këngën e Sinan Hoxhës.
Clayvion Winnështë i fiksuar pas Shqipërisëdhe kulturës së saj. Ai madje ka një emër alla shqiptar në Instagram, Klej Zezakaj. Me siguri që Klej e di kuptimin e fjalës “zezak”, përderisa e ka vendosur dhe në profilin e tij. /Përgatiti Ilir Çuçi