10 persona në pranga dhe 420 gjoba, çfarë ndodhi në Berat gjatë aksionit të Policisë Rrugore

9 Tetor 2018, 15:08

BERAT- Policia ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset rrugore të Qarkut Berat në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve, 10 persona janë arrestuar në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

Gjithashtu janë vendosur në total 420 gjoba, 60 shoferë janë dërguar në OASH, janë ndaluar administrativisht 5 mjete, për masa administrative të pa shlyera dhe pa dokumentacion përkatës, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Policia Rrugore ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që mos e drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pasi rrezikojn jetën e tyre dhe të tjerve. Gjithashtu nuk kanë harruar edhe këmbësorët, të cilëve i kërkuan që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Berat

Policia Rrugore ka përforcuar shërbimet dhe po vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore të Qarkut Berat, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në akset rrugore, nga ana e këtyre shërbimeve mbështetur dhe nga shërbimet e Rendit gjatë kësaj jave:

- Janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

- Janë vendosur në total 420 masa administrative.

- Janë dërguar në OASH 60 drejtues mjetesh. 

- Janë ndaluar administrativisht 5 mjete, për masa administrative të pa shlyera dhe pa dokumentacion përkatës.

- Si edhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos e drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pasi rrezikojn jetën e tyre dhe të tjerve, të mos përdorin aparatin celular, të vendosin rripin e sigurimit, të respektojn kufizimet e shpejtësisë, pasi nuk do të tolerohet asnjë drejtues, mjeti që shkel rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu dhe këmbësorët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, me qëllim mbrojtjen e jetës së tyre.