10 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 9 në Tiranë dhe një në Shkodër, 12 të shëruar

27 Prill 2020, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 14:43:49

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u testuan 212 persona të dyshuar me COVID-19, nga të cilët 10 janë konfirmuar pozitivë. 10 të prekurit janë 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare dhe një rast i ri është në Shkodër. Fatmirësisht nuk kemi raste të reja në vatrën e nxehtë të Krujë nga fasoneritë dhe në burgun 313-të në Tiranë, ku në ditët e fundit ka pasur disa raste.

Në total deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID, 736 raste. Një lajm i mirë për të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3% e totalit të të prekurve.