10 raste të reja me COVID në Shkodër, 3 punonjës të Gjykatës

24 Qershor 2020, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2020-06-24 14:11:35

Në qytetin e Shkodrës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 10 persona.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 punonjës të Gjykatës, si rast kontakti me të infektuarën e parë po në këtë institucion.