10 vjet nga vrasja e adoleshentit, anarkistët i vënë flakën Athinës, bomba molotov policisë

6 Dhjetor 2018, 21:48

Si çdo vit edhe këtë herë protestat në Athinë në përkujtim të 15-vjeçarit të vrarë nga policia greke 10 vite më parë, Alexandros Grigoropoulos, janë shoqëruar me akte të dhunshme. Mijëra pjesëmarrës në protestë, ndër ta edhe anarkistë e ekstremistë, janë përplasur me policinë duke hedhur bomba molotiv, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Protesta të dhunshme u regjistruan në qendër të Athinës si dhe qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në Selanik. Në një protestë të zhvilluar nga qytetarët grekë në 6 dhjetor të vitit 2008 mbeti i vrarë me armë zjarri nga një efektiv policie 15-vjeçari Alexandros Grigoropoulos. Prej atëherë zhvillohen çdo vit protesta përkujtimore për të dhe shoqërohen me përplasje të dhunshme me forcat e rendit. 

Gjithashtu, anarkistët i kanë vënë flakën disa automjeteve dhe një apartamenti duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Protesta u zhvendos edhe përpara ndërtesës së Parlamentit grek. Sipas mediave greke mësohet se protesta të dhunshme priten edhe në disa qytete të tjera.