10 vjet pa Panajot Panon, Meta përkujton legjendën e futbollit shqiptar: Frymëzim për brezat

20 Janar 2020, 10:09

Ishte data 19 janar 2010, kur në moshën 71 vjeçare u nda nga jeta një prej legjendave të futbollit shqiptar, Panajot Pano. Sot në 10 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ka qenë Presidenti i vendit Ilir Meta që e ka kujtuar duke shpërndarë edhe një video të tij.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Meta shkruan se Pano do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat.

"Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga ndarja me Mbretin e futbollit shqiptar, Panajot Pano, ai do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve tanë!" shkruan Meta.Karriera e shkëlqyer e Panajot Panos është shoqëruar padyshim edhe me çmime të shumta individualë ku përfshihen cmimi ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave’ i dhënë në 2003 nga FSHF, Lojtari i Shekullit” i akorduar nga Uefa/Fifa, ‘Nderi i Kombit’ i dhënë nga ish presidenti republikës Bamir Topi në 2009 dhe “Simboli Qytetit të Tiranës” titull i dhënë në 2017 nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj.