‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama nis rubrikën e re në Instagram

15 Janar 2021, 10:59 | Përditesimi: 15 Janar 2021, 10:59

TIRANË- Kur kanë mbetur fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama ka hapur një rubrikë të re në profilin e tij në Instagram.

Rama ka zgjedhur të publikojë çdo ditë nga një arritje të këtyre 4 viteve qeverisje të mandatit të dytë.Arritja e parë, me të cilën e ka nisur këtë rubrikë, është rritja e pagave të mjekëve, nisur edhe nga fakti që vendi është në një vit pandemik.

b.ha./Shqiptarja.com