Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur që prej 24 shkurtit është futur në ditën e 100. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, pasi nuk do të përfundojë këtu. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se lufta është e pajustifikueshme, ndërsa BE do të vazhdojë të mbështesë Kievin.
