100 fermerë ekspozojnë prodhimet në 'Puka Agro Fest'

6 Tetor 2019, 18:27

Rreth 100 fermerë janë bashkuar në qendër të Pukës në panairin 'Puka Agro Fest' duke bërë që kjo fundjavë të jetë krejt e veçantë për këtë zonë të fshehur të alpeve të veriut.

Produktet bio të prodhuara nga dora e vetë fermerëve  janë ekspozuar për dhjetra qytetarë dhe vizitorë duke i dhënë jehonë kulturave të cilat deri tani kanë qenë pjesë e traditës ndërsa tashmë shihen si një mundësi biznesi dhe zhvillimi ekonomik.

    No videos found.