100 fshatrat/ Rama nxit investitorët e Boboshticës: Lidhuni me pika përpunimi, mos shisni në rrugë

14 Korrik 2019, 15:59 | Përditesimi i fundit: 2019-07-14 16:06:36

Qendra e Boboshticës në Korçë, e cila është përfshirë në Programin e 100 Fshatrave do të rrjetëzohet falë projektit të qeverisë për rikualifikimin urban të kësaj zone mjaft të rëndësishme që do ta shndërrojë tashmë atë në një atraksion të vërtetë turistik.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër projektin, pjesë e të cilit është edhe muzeu i rakisë i cili pritet të shtojë edhe më tepër interesin e vizitorëve për fshatin turistik. Bizneset private në Boboshticë janë zhvilluar përmes mbështetjes financiare të programit të qeverisë. Nga kjo zonë kryeministri Rama ka thënë se këta biznese duhet të gjejnë mënyrën për t'u lidhur me pika të përpunimit.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë,” theksoi ndër të tjera Kryeministri

Programi 100 fshatra përfshin së bashku me investimet në agroturizëm, me mbështetjen e AZHBR, edhe shndërrimin e këtij fshati të njohur për pemët shumëshekullore të manit e për prodhimin tradicional të rakisë, në një pikë tërheqëse të hartës turistike të vendit.

    No videos found.