Numri i madh i studentëve të degës së gazetarisë në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan ka marrë edhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit me studentët të cilët i informoi për 12 pikat e ofruara nga qeveria përmes Paktit për Universitetin, Rama tha se vend po vuan mungesën e profesionistëve në fusha të ndryshme. "Janë 100 studentë gazetarie në një vit. Për katër vjet, 400 gazetarë. Ku? Në Elbasan... Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni. Do bëhet një kazanhane e madhe. Si do vijë dita që kazani të fillojë të marrë formë prej mermeri, ju po e bëni llamarinë komplet", tha Rama me batutë.
100 studentë gazetarie në vit në Elbasan/ Batuta e Ramës: Në cilin kazan do shkoni? Do na shkatërroni...
No videos found.