100 vjet më parë në datë 21 prill të vitit 1921 (ditë e enjte ora 10.00) u mbajt seanca e parë plenare me 56 deputetë në parlament. Arkivi Qendror Shtetëror ekspozon dokumentet origjinale që ruhen në këtë institucion. Ndërsa, historiani Myrteza Sharra rrëfen rëndësinë e këtyre
“Është një ditë e veçantë çelja e parë e seancës plenare pas 21 prillit të 1921 me 56 deputet. Deputetët ishin të përzgjedh nga Kuvendi Kombëtar, (parlamenti) që doli nga kongresi i Lushnjes, por që nuk ishte i vendosur në bazë të zgjedhjeve demokratike”, shprehet Sharra.
Dhimitër Kacimbra ishte kryetari i trashëguar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, por edhe shumë intelektualë të tjerë ishin anëtarë të këtij parlamenti, që në vendimet e para në fokus kishte bashkimin kombëtar dhe emancipimin e gruas shqiptare.
“Parlamenti pas zgjedhjeve, nuk pati dy parti të konsoliduara, e majta edhe e djathta, por ishin të përziera. Mendimi kryesor qëndronte në zgjidhjen e çështjeve më problematike të vendit, si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe emancipimi i femrave shqiptare”.
Ndonëse në parlamentin e ditëve të sotme niveli intelektual i deputetëve lë për të dëshiruar, historiani thekson se qëllimi përfaqësuesve të popullit që në vitin 1921 ishte që vendi ynë të orientohej drejt Perëndimit.
