100-vjetori i lindjes së Arshi Pipës, Primo Shllaku: Vazhdon ende censura ndaj veprës së tij!

28 Korrik 2020, 17:16

Plot 100 vjet më parë do të lindte intelektuali rebel, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare, Arshi Pipa. Kontributi i tij, si poet, kritik, përkthyes, albanolog, filozof, e mbi të gjitha, si një njeri që nuk iu nënshtrua pushtetit komunist, duke zgjedhur të arratiset së bashku me motrën e tij jashtë vendit u përkujtua në këtë përvjetor në Qendrën Kombëtare të Librit edhe Leximit. Studiuesit  Primo Shllaku, Leka Ndoja, Hektor Çiftja, botuesja Irena Buzi edhe nipi i Pipës Plator Kalakula ndalën më shumë në rëndësinë e veprës së tij.