100-vjetori i lindjes së Shaban Demirajt, i biri rrëfen të atin në tri dimensione

30 Shtator 2020, 17:02 | Përditesimi i fundit: 2020-09-30 19:18:12

Njeriu punëtor, i përkushtuar edhe i dashuruar me profesionin e tij, mësimdhënien e gjuhës shqipe, por edhe vet gjuhën shqipe për të cilën ka lënë pas vepra themelore, që janë sot gur themeli në albanologji dhe pikë referimi për pasardhësit e rinj u përkujtua në  100-vjetorin e tij lindjes. Në mjediset e jashtme të Akademisë së Shkencave u zhvillua konferenca shkencore “Vepra e Shaban Demirajt (1920-2014)  për historinë e gjuhës dhe prejardhjen e shqiptarëve” për akademikun e ndjerë, ish- kreun e këtij institucioni, Shaban Demirajn referuan kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Rexhep Smajli për “Historinë e gjuhës shqipe edhe zhvillimet ballkanistike në studimet e Demirajt”, Anila Omari për “Vendin e ndihmesave të Demirajt në traditën e filologjisë tekstore shqiptare”, Seit Mansaku për “Etnogjenezën e shqiptarëve në dritë të kërkimeve gjuhësore të Demirajt” e shumë akademikë e studiues të tjerë.