102 shfaqje! Amos Muji Zaharia: Komedia ‘Boeing Boeing’ ka dalë nga kontrolli

25 Tetor 2019, 12:53

Boeing Boeing’ është një komedi që po thyen rekordet! Plot 102 shfaqje të aventurave dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe sjellë nga kasti i aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fidhi.

Amosi thotë se nuk kishte menduar që shfaqja do të kishte këtë sukses, por çelësi i gjithë kësaj, është fryma e duhur e bashkëpunimit mes aktorëve.

U nisëm për të bërë një shfaqje dhe menduam se do kishte kurbaturën e vet, do shkonte diku 25 shfaqje dhe do venitej sic ndodh në përgjithësi me shfaqjet e teatrit rëndomtë, kurse kjo shfaqje na doli nga kontrolli. Ne i kemi shtuar shumë roleve, batutave dhe gjithmonë në ndryshim. Shfaqjet janë në ndryshim nga njëra tjetra, jam brenda konizimit duke i dhënë ngjyra.  Kemi dhënë 102 shfaqje, do jetë e 103.”, thotë aktori.

Amos flet dhe për marrëdhënien me Gentian Zenelin dhe thotë se ka një kimi mes tyre dhe kjo gjë reflektohet edhe në skenë, pasi sipas tij kasti i aktorëve të ‘Boeing Boeing’ kanë një dashamirësi mes njëri-tjetrit që rrit edhe suksesin e shfaqjes.