104-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, stërmbesa: Ishte shembull i qëndresës!

11 Shkurt 2021, 09:41 | Përditesimi i fundit: 2021-02-11 09:43:34

Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj".

Ky është qëndrimi i shkrimtares së parë shqiptare Musine Kokalarit (Adanë, 10 shkurt 1917 - Rrëshen, 13 gusht 1983) në gjykatë, mbi akuzat që i rëndonin për nënshkrimin e programit antikomunist të hartuar për “instalimin e një sistemi demokratik”, pas së cilit u dënua me 16 vjet (1946-1961) burg.

Ndërsa, në këtë 104-vjetor të lindjes intelektualja shqiptare përkujtohet nga stërmbesa e saj, Linda Kokalari në Muzeun Historik Kombëtar.

“Është një kënaqësi e madhe, që e gjithë qëndresa e saj kujtohet, duke qenë shembull i vetëdijes në qëndresë”, thotë Linda Kokalari.  

Kurajën qytetare të Musine Kokalarit, Linda Kokalari e cilëson si një mendim demokrat të gruas shqiptare asokohe, por përpos vuajtjeve që i shkaktoi regjimi komunist gjatë 40 viteve përndjekje, ajo e ka rrëfyer pëmes veprave të saj

“Vepra e saj flet vet, ajo ka shkruar çdo gjë. Në mënyrë të tillë, që kushdo që vjen më pas të informohet mbi të. CCdo gjë ka lënë ajo, mjafton që ta bëjmë të ditur”, vijon më tej stërmbesa.

Stërmbesa rrëfen se ka ardhur koha që vepra sa Kokalairt duhet të studiohet edhe të përfshihet e plotë në kurrikulat shkollore

“Ajo ccka është më e rëndësishme për mua dhe neve si familje, është që figura dhe vepra e saj të futen në kurrikula shkollore, sepse sa më shumë kalon kohë aq më shumë brezant harrojnë. Është e rëndësishme që të dihet, se megjithë terrorin e pashoq që ka qenë ka qenë dikush që ka qëndruar. Edhe kjo ka qenë një vajzë e re, e bukur, që i ka qëndruar përballë pa pas frikë”, thotë Linda Kokalari.