4 dhjetori shënon 108-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan se Forcat e Armatosura kanë pasur një histori të mbushur me drama dhe sukesese.
Ajo shkruan se sot FA është një forcë moderne ushtarake, më profesionale dhe më afër formimit të tyre njësoj si forcat e NATO-s.
" Forcat e Armatosura kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. FA sot është një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO, ndërkohë që trajtohen sot financiarisht e janë sot të pajisur shumë herë më mirë" - shkruan Xhaçka.
Më 4 dhjetor 1912, 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u krijua Ushtria Kombëtare dhe për herë të parë në u krijua dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
Për herë të parë Forcat e Armatosura u ndanë në Forca Tokësor, Forca Detare dhe Forca Ajrore. Gjithashtu forcat e armatosura kanë kaluar situatë të vështirë ku më 7 prill 1939 shteti u bë inekzistent dhe për pasojë edhe FA në betejë kundër agresionit fashist.