11 dollarë për të pirë kafen nën shoqërinë e mikut më besnik të njeriut

2 Prill 2019, 10:14

Një kafene në Bankok ka gjetur një mënyrë origjinale për të tërhequr klientë, përveç filxhanëve me kafe. Kur ata frekuentojnë "Corgi in the Garden" në kopshtin e gjelbër klientët përshëndeten nga një duzinë qensh të racës Corgi, të cilët pasi iu hidhen klientëve në krah dhe në prehër, duan të përkëdhelen dhe ti dhurosh dashuri.

Qentë tajlandez Corgi janë mjaftë të njohur si qen miqësor dhe lozonjar. Ata kanë qënë gjithashtu të preferuarit e Mbretëreshës Elizabeta II e Anglisë, e cila gjatë mbretërimit të saj mbajti rreth vehtes rreth 30 qen të tillë.

Klientët në "Corgi in the Garden" pavarësisht se paguajnë rreth 11 dollarë për një seancë një orëshe mes qenve simpatik dhe për të konsumuar Porkchop, kungull, salmon, fasule apo babycorn, janë mjaftë entuziastë nga kjo ofertë./Përgatiti Ilir Çuçi