11 kandidatë refuzojë dorëheqjen, 4 nga PD dhe 7 nga LSI pritet të marrin mandatet

28 Shkurt 2019, 15:29

Teksa 57 mandate deputetësh janë lënë vakantë nga PD dhe LSI, dalin emrat e kandidatëve që pritet të zënë vendin e tyre në Kuvend. Deri më tani Report Tv ka mësuar emrat e 11 kandidatëve nga PD e LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate, duke iu bashkangjitur kështu edhe 4 deputetëve opozitar që nuk iu bindën urdhrit të liderëve të partisë për të bojkotuar Kuvendin me djegiue mandatesh.

Ndër kandidatët q ënuk kanë firmosur dorëheqjen nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi kandidat në qarkun e Beratit, Ligoraq Karamelo kandidat në Korçë, Erjon Piciri dhe Selami Jenisheri të dy kandidatë në Tiranë.

E njëjta panoramë paraqitet edhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga kandidatët në pritje për të marrë mandatin nuk janë tërhequr Enver Roshi në qarkun e Elbasanit, Flamur Gjuzi dhe Edlira Hyseni në Durrës, Klajdi Qama në Berat si dhe Ylli Shehu, Bora Panajoti e Ralf Gjoni në Tiranë. Ky i fundit ka bërë edhe dy postime në Facebook duke lënë të nënkuptojë se nuk do të refuzojë mandatin. Në postimin e fundit Ralf Gjoni publikon edhe një foto me raportuesin për Shqipërinë, Knut Flackenstain, i cili ishte mjaft kritik me opozitën, në veçanti LSI-në. Këta kandidatë nëse do të vijojnë me të njëjtin qëndrim duke pranuar mandatet do t’i bashkohen katër deputetëve aktual, që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Nën siglën e PD-së nuk kanë dhënë dorëheqjen deputetët Rudina Hajdari, Muslim Murrizi dhe Nard Ndoka që doli po nga këto lista.

Ndërsa nga LSI nuk pranoi të djegë mandatin deputeti i Durrësit Lefter Koka. Nëse kandidatët e sipërpërmendur do të vazhdojnë të mos i binden urdhrit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, numri i deputetëve opozitarë në Parlament,  nga përllogaritjet e deritanishme shkon në 15, nga 57 vende vakante të lëna nga opozita. Nesër dy partitë opozitare do të dorëzojnë në KQZ, formularët e kandidatëve që heqin dorë nga mandate, një praktik e cila pritet të refuzohet nga KQZ. 

Kandidatët e PD që nuk janë tërhequr

Lefter Maliqi

Ligoraq Karamelo

Erjon Piciri

Selami Jenisheri

Kandidatë e LSI që nuk janë tërhequr

Ralf Gjoni – Tiranë

Ylli Shehu – Tiranë

Enver Roshi – Elbasan

Flamur Gjuzi -Durrës

Edliraa Hyseni – Durrës

Bora Panajoti-Tiranë

Klajdi Qama- Berat

Deputetët që nuk janë tërhequr

PD

Rudina Hajdari

Muslim Murrizi

Nard Ndoka

LSI

Lefter Koka

    No videos found.