Urdhri i farmacistëve i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 11 kërkesa të cilat sipas tyre duhet të plotësohen për të vënë në kontroll këtë shërbim shëndetësore. Ata denoncojnë se po monopolizohet tregu nga rrjeti farmaceutik i depove, biznesmenët që kanë interes vetëm fitimin dhe jo shërbimin që ofrohet nga bluzat e bardha të cilat për të fituar një licencë studiojnë 7 vite akademike.anë këto 11 kërkesat e tyre të cilat janë listuar në peticionin e dërguar nga Urdhri i farmacistëve të Shqipërisë: 1.Duhen vendosur kriteret për hapjen e farmacive, si sa i takon sipërfaqes, distancës dhe numrit të banorëve për farmaci. 2. Duhet që pronar i subjetit farmaceutik të rivendoset farmacisti drejtues teknik i subjektit (kjo eksperiencë ekziston në vendet e BE, por ka qenë e aplikuar dhe tek ne). 3. Duhet limitim i numrit të farmacive që mund të ketë në pronësi pronari i farmacisë (jo më shumë se tre, referuar vendeve të BE). 4. Mënjanimi i konfliktit të interesit nëpërmjet parashikimeve që ligji duhet të jetë një kriter tjetër që duhet plotësuar kur dikush hap farmaci. 5. Duhet rishikuar marzhi i tregëtimit të barnave. 6. Duhet aplikuar e përcaktuar tarifë shërbimi për farmacistin (ekziston tek të gjitha profesionet e rregulluara që ofrojnë shërbim, nga ky rregull përjashtohet vetëm farmacisti).
11 kërkesat e farmacistëve për Ramën: Depot po monopolizojnë tregun! Riktheni kriteret, biznesmenët s'mund të bëhen farmacist
No videos found.