11 shqiptarë në pritje për t'u riatdhesuar mbahen në kushte të vështira në Greqi

8 Janar 2020, 11:31 | Përditesimi i fundit: 2020-01-08 15:27:23

GREQI- 11 shqiptarë, të cilët janë kapur nga policia greke pa dokumente, po mbahen në kushte çnjerëzorë në një burg në shtetin helen.

Report Tv sjell foto dhe video nga dhoma ku po qëndrojnë shqiptarët, në të ftohtë dhe të pa ushqyer në pritje për t'u riatdhesuar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Ato kanë denoncuar në Report Tv se po mbahen prej 25 ditësh me një çaj në ditë dhe një kruasant, e ndërsa shprehen se është shumë ftohtë dhe u kanë vënë në dispozicion vetëm një batanije ndonëse temperaturat nën zero.